Sunday, November 8, 2026
HomeLajmeKosovëNxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Një automjet që ishte fundosur në liqenin e Ujmanit në tetor të vitit 2025 është nxjerrë nga uji të dielën, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërsa automjeti është lokalizuar dhe nxjerrë nga liqeni rreth orës 12:40.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, Ekipi Nacional i Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar pas rënies së nivelit të ujit në liqen. Aksioni ka shërbyer edhe si trajnim praktik për pjesëtarët e institucioneve të përfshira.

Rasti ishte raportuar më 14 tetor 2025, kur pronari kishte njoftuar se automjeti i tij, të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës pranë liqenit, në rrethana të paqarta kishte rënë në ujë dhe ishte fundosur.

Pas nxjerrjes, automjeti i është dorëzuar pronarit legjitim, ka njoftuar Policia e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram