Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, i cili ka riafirmuar mbështetjen e shtetit britanik për Kosovën dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve.
Në letrën e tij, Burnham ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë një partneritet të kahershëm dhe të ngushtë, duke rikujtuar se Britania ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Ai ka shprehur mbështetjen e palëkundur për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe për bashkëpunimin në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.
Kryeministri britanik ka theksuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit si elemente thelbësore për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm në rajon.
Në përfundim të letrës, Burnham ka shprehur gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar.


