Sunday, November 8, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.

I arrestuari është R.I., mashkull dhe shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet për të cilat dyshohet i arrestuari.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram