Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të Presidencës, është vlerësuar partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme gjermane në proceset e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Gjermanisë edhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për rolin e diasporës shqiptare në Gjermani në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

