Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar në Paris kampusin e teknologjisë dhe inovacionit STATION F, që konsiderohet inkubatori më i madh në botë për startup-e.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë vizitës është takuar me përfaqësues të kompanive që zhvillojnë platforma të inteligjencës artificiale, teknologji për administratën publike dhe sisteme autonome për mbrojtjen e infrastrukturës detare.
Ai ka theksuar potencialin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë, i cili, sipas tij, aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor.
Kurti ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me qendra ndërkombëtare të inovacionit mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në Kosovë.

