Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKosovëLDK kundërshton largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës nga Presidenca

LDK kundërshton largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës nga Presidenca

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kundërshtuar vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga Presidenca të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Në një reagim publik, LDK-ja e ka cilësuar këtë vendim të papranueshëm, duke theksuar se këto dy simbole kanë rëndësi të veçantë historike dhe shtetërore dhe nuk mund të trajtohen si elemente dekorative.

Sipas LDK-së, fotografia e Ibrahim Rugovës, të cilin e cilëson si Atin Themelues të Republikës së Kosovës, dhe Deklarata e Pavarësisë përfaqësojnë themelet e shtetësisë dhe identitetit të Kosovës.

“Largimi i këtyre dy simboleve cenon këtë respekt institucional”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Tutje, kjo parti ka theksuar se Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë historike, pavarësisht ndërrimit të presidentëve.

LDK-ja i ka bërë thirrje Presidentes Shiroka-Pula që ta rishikojë vendimin dhe të rikthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kundërshtuar vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga Presidenca të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në një reagim publik, LDK-ja e ka cilësuar këtë vendim të papranueshëm, duke theksuar se këto dy simbole kanë rëndësi të veçantë historike dhe shtetërore dhe nuk mund të trajtohen si elemente dekorative. Sipas LDK-së, fotografia e Ibrahim Rugovës, të cilin e cilëson si Atin Themelues të Republikës së Kosovës, dhe Deklarata e Pavarësisë përfaqësojnë themelet e shtetësisë dhe identitetit të Kosovës. “Largimi i këtyre dy simboleve cenon këtë respekt institucional”, thuhet në reagimin e LDK-së. Tutje, kjo parti ka theksuar se Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë historike, pavarësisht ndërrimit të presidentëve. LDK-ja i ka bërë thirrje Presidentes Shiroka-Pula që ta rishikojë vendimin dhe të rikthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram