Monday, November 9, 2026
HomepafilterSelmani (AKR) reagon ashpër ndaj Presidentes: "Kthejeni menjëherë fotografinë e Ibrahim Rugovës...

Selmani (AKR) reagon ashpër ndaj Presidentes: “Kthejeni menjëherë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë!”

Anëtarja e Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe ish-deputetja, Myzejene Selmani, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvendosjes së fotografisë së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga zyra e Presidencës.

Përmes një deklarate publike, Selmani i ka kujtuar kreut të shtetit se ajo zyrë nuk është pronë private, por institucion i Republikës, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të këtyre simboleve në vendin e tyre.

Reagimi i plotë i Myzejene Selmanit:

“Zonja Presidente, ajo nuk është zyra juaj private, por zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës!

Kthejeni menjëherë fotografinë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në vendin e tyre. Ato janë simbole të shtetit dhe historisë sonë, jo dekor që mund të ndryshohet sipas dëshirës.

Pa Republikën e Kosovës dhe pa sakrificën e atyre që e bënë të mundur shtetësinë, ju nuk do të ishit sot në atë zyrë.

Republika e Tretë? Harrojeni! Kosova ka shtetin e saj, historinë dhe simbolet e saj që duhen respektuar!”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram