Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëPresidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

Në letër urimin e tij Steinmeier ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës.

“Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letër.

Tutje Steinmeier ka nënvizuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë duke theksuar rëndësinë që Kosova t’i respektojë detyrimet ndërkombëtare.

Në përfundim të letrës, presidenti gjerman rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram