Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me kthjellime dhe alternime vranësirash, pasdite reshje shiu

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe alternime vranësirash, pasdite reshje shiu

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Në orët e mesditës nisin reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore. Në orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër6/17Re diell shi
Kukës5/14Re diell shi
Lezhë9/15Re diell shi
Dibër4/12Re diell shi
Durrës11/19Re diell shi
Tiranë11/19Re diell shi
Elbasan9/20Re diell shi
Berat10/20Re diell shi
Vlorë12/18Re diell shi
Korçë6/13Re diell shi
Gjirokastër10/18Re diell shi
Sarandë12/20Re diell shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram