Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen katër shtetas turq në Prizren, dyshohet se e mbajtën peng një...

Arrestohen katër shtetas turq në Prizren, dyshohet se e mbajtën peng një person

Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas turq në Prizren, të dyshuar për sulm fizik, privim të kundërligjshëm nga liria dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht një shtetas turk dhe më pas e kishin futur me forcë në një veturë, duke e mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private.

Katër të dyshuarit janë arrestuar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara nga policia. Në cilësi të provës materiale është sekuestruar edhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram