Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se është përmbyllur greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se sot, në orën 15:00, do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të këtyre shkollave, në zyrat e sindikatës.
Në takim pritet të diskutohen zhvillimet lidhur me përfundimin e grevës, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë.
N.M. /RTKlive

