Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin

Kurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku ka folur për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin e shoqërive pas luftës.

Në këtë panel, ku ishte i pranishëm edhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Carlo Monticelli, Kurti ka theksuar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen në emër të stabilitetit.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë të zhvillimit, ndërsa ka vënë në pah rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe arsim cilësor.

Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Kurti ka bërë të ditur se rritja e Bruto Produktit Vendor ishte 5.4 për qind në tremujorin e parë të vitit dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë.

Ai ka përmendur edhe uljen e diferencës ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, nga raporti 20 me 1 para ardhjes së qeverisë së tij, në 4 me 1 aktualisht.

Në fjalën e tij, Kurti është ndalur edhe te pasojat e luftës në Kosovë, duke thënë se rreth 20 mijë gra janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, e cila, sipas tij, është përdorur si armë nga aparati shtetëror i Serbisë.

Ai ka theksuar se, përveç dënimit të përgjegjësve për këto krime, rëndësi jetike ka edhe trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram