Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëGruaja denoncon kërcënimin nga ish-bashkëshorti i motrës

Gruaja denoncon kërcënimin nga ish-bashkëshorti i motrës

Një rast i dyshuar i kanosjes është raportuar në Skenderaj, ku një grua ka deklaruar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 20:00, kur viktima ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari.

Rasti është raportuar në polici, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Deri në momentin e raportimit, nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim.

Policia e ka iniciuar rastin si “Kanosje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram