Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Operatorët privatë ndihmojnë në largimin e mbeturinave në Prishtinë

Rama: Operatorët privatë ndihmojnë në largimin e mbeturinave në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë angazhuar operatorë privatë për t’i ndihmuar kompanisë “Pastrimi” në largimin e mbeturinave në kryeqytet.

“Pra, ne kemi vazhduar me zhvillimin e kryeqytetit, i kemi kaluar sfidat gjithmonë dhe do ta kalojmë edhe këtë sfidë. Tash me sektorin privat kemi numër shtesë të kamionëve, kemi sot edhe 12, tash na bashkohen edhe 2, 14 kamionë, dhe do të ketë edhe 10 të tjerë të cilët janë të pastrimit, pra 24 kamionë, që pastrimi i kryeqytetit faktikisht do të ndikojë dukshëm në pastrimin e kryeqytetit dhe kjo do të shihet prej qytetarëve. Edhe një herë, ju falënderoj të gjithë qytetarëve, që kanë qenë, kanë pasur mirëkuptim edhe e kanë parë faktikisht që përkundër, me çka po ballafaqohemi”, ka thënë Rama.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram