Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëGjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

Gjilani miraton transferimin e 497 mijë eurove për pagat e punonjësve komunalë

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar transferimin e 497 mijë e 972 eurove në kategorinë e pagave dhe shtesave, me qëllim të sigurimit të pagave të nëntorit për punonjësit komunalë.

Vendimi u miratua unanimisht, me 27 vota për, në një seancë të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku.

Gjatë arsyetimit para kuvendarëve, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, tha se seanca është thirrë për të siguruar që punonjësit e Komunës t’i marrin pagat e nëntorit në afat, për të shtuar se në pesë nënprograme, mjetet e ndara për paga nuk mjaftojnë për t’i mbuluar pagesat e këtij muaji. 

Në kuadër të kësaj, ai ka sqaruar nënprogramet përfituese, ku për Zyrën e Kuvendit janë 41.118, 97 euro, për zjarrfikësit dhe inspektimet – 22.104,95, planifikimi dhe zhvillimi ekonomik – 1.989,36, shërbimet kujdesit primar shëndetësor – 151.723,12 dhe për arsimin fillor – 281.035,70 euro.

“Për t’i mbuluar këto mungesa në kohë, kërkoj miratimin e transferit prej 497.972,10 eurosh brenda kategorisë “Paga dhe Shtesa”, nga mjetet që Komuna i ka në dispozicion në nënprograme të tjera”, ka thënë Kastrati. 

Gjatë debatit para votimit, nga pozita, Shpend Nuhiu (LVV), i ka dhënë mbështetje kësaj nisme,  ndërkaq, grupet opozitare, përkatësisht Bujar Nevzati (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe Sami Ahmeti (LDK), kanë kërkuar garanci nëse prej këtij transferi Komuna ka siguruar mjetet e mjaftueshme për t’i siguruar pagat e punëtorëve.

Ndërkaq, në fillim të seancës, Kuvendi Komunal mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-drejtorit komunal, Bajram Isufi, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Kryesuesja Latifi-Kqiku e kujtoi atë për kontributin në qytetin e Gjilanit, fillimisht në radhët e UÇK-së dhe më pas përmes angazhimit të tij në institucione.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram