Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëGjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Gjakova është pranuar zyrtarisht si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, në kuadër të Konferencës së 20-të Botërore të Qyteteve Historike, që u mbajt në Himeji të Japonisë.

Në këtë konferencë mori pjesë një delegacion i Komunës së Gjakovës, i udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Nita Efendia Brovina, dhe udhëheqësen e Sektorit të Integrimeve Evropiane, Adea Hasi.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, gjatë konferencës, Gjini prezantoi historinë, kulturën dhe traditën mikpritëse të qytetit, ndërsa mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme, ku u nënshkrua Deklarata e Himejit.

Pas qëndrimit në Himeji, delegacioni vizitoi edhe Kyoton, ku kryetari Gjini mbajti fjalën përmbyllëse në emër të delegacioneve pjesëmarrëse, gjatë një darke zyrtare të organizuar nga kryetari i këtij qyteti.

Komuna e Gjakovës vlerëson se anëtarësimi në këtë organizatë hap mundësi të reja për zhvillimin turistik, kulturor dhe ekonomik të qytetit, si dhe për forcimin e pranisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram