Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëVergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm.

Gjeneralmajor Vergori shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Zvicrës dhe kontributin e saj në misionin e KFOR-it.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram