Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takon për herë të parë kryeministrin hungarez, flasin për bashkëpunime

Kurti takon për herë të parë kryeministrin hungarez, flasin për bashkëpunime

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë të interesuara për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar gjithashtu rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e saj për paqen dhe sigurinë rajonale.

“Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka vlerësuar se forcimi institucional i Kosovës dhe integrimi i saj janë të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë të interesuara për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. “Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar Kurti. Ai ka theksuar gjithashtu rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e saj për paqen dhe sigurinë rajonale. “Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Kurti. Kryeministri ka vlerësuar se forcimi institucional i Kosovës dhe integrimi i saj janë të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram