Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.

“Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik.

“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram