Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “sulm” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një përleshjeje mes katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa dy të tjerë, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur.
Dy personat e arrestuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor.
Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

