Friday, November 13, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, i cili i ka dorëzuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është njoftuar për punën e Institutit gjatë këtij viti, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë të luftës.

Ajo ka rikujtuar se në bazë të këtyre të dhënave është hartuar lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në muajin korrik.

“Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë punën e Institutit, ndërsa ka shprehur mirënjohje për drejtorin Hetemi dhe stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin në dokumentimin e krimeve të luftës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram