By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Zotohemi për përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve për personat me aftësi të kufizuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Zotohemi për përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve për personat me aftësi të kufizuara
Lajme

Kurti: Zotohemi për përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve për personat me aftësi të kufizuara

Kosova Times
Last updated: 2023/04/02 at 2:41 PM
Kosova Times Published April 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në dekorimin e Pemës pranë ndërtesës së Qeverisë, në shënim të Ditës Botërore të Autizmit, së bashku me përfaqësues të organizatave të Autizmit, prindër, pedagogë e fëmijë.

“Ne sot po e organizojmë dhe zotohemi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona për mbrojtjen, për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për përkushtimin e Qeverisë, kryeministri tha se në vitin 2022, janë punësuar 100 asistentë në shumicën e shkollave në vend për fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërkaq këtë vit do të punësohen edhe 300 të tjerë përfshirë edhe pedagogët të cilët do të kujdesen për personat me autizëm, për fëmijët me autizëm.

Po ashtu, kryeministri theksoi faktin se në vitin e kaluar kemi punësuar 239 persona me aftësi të kufizuara, 120 gra dhe 119 burra, përmes masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, se dhe dëshirojmë që këtë ta vazhdojmë edhe në vijim, duke inkurajuar të gjithë ndërmarrësit në sektorin privat që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara.

Më tej, kryeministri potencoi se Qeveria ka ndërmarrë iniciativa ligjore në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara sikurse ai për Ligjin për Edukimin në fëmijërinë e hershme, që pritet që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvendin e Republikës, si dhe së fundmi edhe propozimin për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, për përfshirjen e Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai falënderoi organizatat “Autizmi” dhe “Anak” për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet dhe për punën e tyre.

“Duhet të punojmë bashkërisht edhe si institucione dhe si shoqëri për krijimin e kushteve sa më të mira për personat me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë 2 prilli të mos jetë vetëm dita botërore e autizmit, por ta shndërrojmë në ditë të përditshme të angazhimit dhe të përkushtimit tonë për personat me autizëm që janë fëmijë të të gjithë neve e jo vetëm të familjeve të tyre”, tha kryeministri Kurti, para të pranishmëve në aktivitetin e sotëm në oborrin e Qeverisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times April 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Osmani: Me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme
Rusët dështuan, moldavët ende duan të anëtarësohen në BE. Ishte tepër e ngushtë
“Më rrahën me duar, këmbë dhe një tub plastik”. Si detyrohen banorët e Çeçenisë të luftojnë
Murati tha se rritja ekonomike ishte 3.96%, reagon Bajrami
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?