Monday, November 16, 2026
HomeLajmeKosovëKE: Kënga nacionaliste serbe nuk pasqyron qëndrimin tonë për Kosovën

KE: Kënga nacionaliste serbe nuk pasqyron qëndrimin tonë për Kosovën

Komisioni Evropian ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u interpretua në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së.

Në një përgjigje për këtë çështje, për RTKlive, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Yuliya Matsyk, ka bërë të ditur se kënga ishte përzgjedhur nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga Komisioni Evropian.

Ajo ka theksuar se kënga prek ndjeshmëritë, veçanërisht për shkak të historisë së dhimbshme dhe përvojave të ndryshme të komuniteteve në Kosovë.

“Kënga në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të Komisioneres Kos lidhur me Kosovën dhe historinë e saj”, thuhet në përgjigjen e saj.

Matsyk ka theksuar se BE-ja synon ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane, ku dallimet nuk shndërrohen në ndasi, duke shtuar se Komisioni Evropian vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram