Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka zhvilluar shtatë takime me prindër në shtatë rajonet e Kosovës, në kuadër të diskutimeve për Strategjinë e re të Arsimit 2035+.
Sipas njoftimit të MASH-it, në këto takime janë diskutuar çështje që lidhen me përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.
Temat kryesore të diskutimit ishin shkolla gjithëditore, përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, rishikimi i kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në shkolla.
“Sugjerimet dhe propozimet e prindërve do të na ndihmojnë që politikat arsimore t’u përgjigjen sa më mirë nevojave të fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Ministria ka falënderuar Këshillin e Prindërve të Kosovës për bashkëpunimin në organizimin e takimeve, si dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në diskutime.

