Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëHoti takohet me përfaqësuesit e pensionistëve dhe invalidëve të punës në Kosovë

Hoti takohet me përfaqësuesit e pensionistëve dhe invalidëve të punës në Kosovë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për sfidat, nevojat dhe kërkesat e këtyre kategorive, si dhe për çështjet që lidhen me avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e tyre.

Gjatë takimit, u diskutua për gjendjen aktuale të pensionistëve dhe invalidëve të punës, si dhe për mundësitë e përmirësimit të mbështetjes institucionale ndaj tyre.

Sipas njoftimit, ministri Hoti theksoi se Qeveria ka ndërmarrë hapa në drejtim të avancimit të të drejtave të pensionistëve, duke veçuar ndryshimet ligjore, rritjen e pensionit bazik nga 90 në 150 euro, si dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare për këtë kategori.

Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin për reformimin e sistemit pensional, me synim përmirësimin e politikave dhe mekanizmave që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen sociale dhe mirëqenien e pensionistëve.

Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve dhe paraqitjen e kërkesave të përfaqësuesve të organizatave, me theks në rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe organizatave që përfaqësojnë pensionistët dhe invalidët e punës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram