Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu takon eurodeputetët, kërkon mbështetje për avancimin drejt BE-së

Haxhiu takon eurodeputetët, kërkon mbështetje për avancimin drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar eurodeputetët Lukas Mandl, Matjaž Nemec, Thijs Reuten dhe Adnan Dibrani, nga të cilët ka kërkuar mbështetje për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimeve, Haxhiu ka theksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por një proces të drejtë dhe vlerësim në bazë të meritave, me të njëjtat kritere që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Haxhiu i ka falënderuar eurodeputetët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën, përfshirë reagimin lidhur me këngën në hapjen e Forumit të Zgjerimit, për të cilën Mandl ka parashtruar edhe një pyetje parlamentare.

Gjatë takimeve është diskutuar edhe për ligjet që Kuvendi po i shqyrton në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, si dhe për rëndësinë e miratimit të tyre në procesin e integrimit evropian.

Haxhiu ka bërë të ditur se nga eurodeputetët ka kërkuar mbështetje që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet në Këshillin e BE-së, si dhe angazhim pranë pesë shteteve anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndërkaq, eurodeputeti Thijs Reuten, ish-raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, e ka njoftuar Haxhiun për përpjekjet që ka bërë edhe në këtë drejtim, sipas njoftimit të Kuvendit. 

TË FUNDIT

Haxhiu takon eurodeputetët, kërkon mbështetje për avancimin drejt BE-së

Haxhiu takon eurodeputetët, kërkon mbështetje për avancimin drejt BE-së

Qeveria miraton dy projektligje për kredi në shëndetësi dhe disa nisma për granteQeveria miraton dy projektligje për kredi në shëndetësi dhe disa nisma për granteMaqedonci nga Brukseli: Kosova do të vazhdojë ta mbështesë UkrainënMaqedonci nga Brukseli: Kosova do të vazhdojë ta mbështesë UkrainënAGK-ja kërkon tërheqjen e padisë së Grupit KOHA ndaj gazetares Shpresa HasimiAGK-ja kërkon tërheqjen e padisë së Grupit KOHA ndaj gazetares Shpresa Hasimi

VIDEO

Julie Busnel & Emeline Blandin - Mirëmëngjesi Kosovë 17.11.2026

Julie Busnel & Emeline Blandin – Mirëmëngjesi Kosovë 17.11.2026

Lajme 15:00 17.11.2026Lajme 15:00 17.11.2026Lajme 11:00 17.11.2026Lajme 11:00 17.11.2026Arkivi - Sedat Kuçi 16.11.2026Arkivi – Sedat Kuçi 16.11.2026

https://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram