Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëDyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

Dyshohet për 3,800 euro të falsifikuara në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren janë raportuar 3,800 euro, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit policor, rastin e ka paraqitur një mashkull kosovar, menaxher i një banke private, i cili ka deklaruar se paratë dyshohet se janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Policia ka bërë të ditur se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën e dyshuar penale „Falsifikim i parasë“.

Shuma prej 3,800 eurosh është sekuestruar përkohësisht dhe është dërguar për ekzaminim, me qëllim të verifikimit të autenticitetit të tyre.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram