Është shtyrë vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por pas më shumë se dy orësh është bërë e ditur se vazhdimi i saj është shtyrë.
Kryesuesi i seancës së re, Ardian Gola ka theksuar se vazhdimi i seancës për votimin e Ligjit për Specialen është shtyrë deri në njoftim e ardhshëm, pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare
Para hyrjes në sallë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është arritur marrëveshje për Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se ka dallime në procedura.

