Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovë153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë. Në mesin e tyre janë edhe shtatë gra.

Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u mbajt të enjten në kazermën “7. Gardijska brigada Puma”, në Varazhdin të Kroacisë.Ispraćen 46. hrvatski kontingent u NATO-ovu operaciju potpore miru KFOR na Kosovo - <a href="https://live.staticflickr.com/65535/55662478444_7351ec4b74_h.jpg" target="_blank" class="velikaslika">Spremi sliku (u kvaliteti za tisak)</a>

Komandant i kontingjentit të 46-të kroat është koloneli Roman Kelneriç.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Drago Matanoviç, tha se operacioni i KFOR-it ka rëndësi të veçantë për Kroacinë, pasi Kosova ndodhet në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, gjeneral brigade Zheljko Ljubas u bëri thirrje ushtarëve që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm, të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht Kroacinë.

Pjesën më të madhe të kontingjentit e përbëjnë pjesëtarët e batalionit të dytë të mekanizuar “Puma”.

Ushtarët kroatë do të angazhohen në disa ekipe të specializuara, në tri lokacione: në kampin “Film City” në Prishtinë, në APOD-in e Sllatinës, afër Prishtinës, dhe në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

“Forcat e Armatosura të Kroacisë marrin pjesë në operacionin e KFOR-it që nga viti 2009, me qëllim të kontributit në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, si dhe në mbështetje të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë (MORH).

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram