Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me kongresistin amerikan Wesley Bell.
Përmes një njoftimi, Ambasada e Kosovës në SHBA bëri të ditur se Dugolli e ka uruar Bellin për rizgjedhjen dhe ka rikonfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

