FBI po heton një sulm të mundshëm kibernetik në një bazë të dhënash kombëtare të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit për të ndarë informacione të drejtësisë penale, raportoi CNN të premten, duke cituar dy persona të njohur me hetimin.Kjo ndërhyrje potencialisht kompromentuese në bazën e të dhënave të Qendrës Kombëtare të Informacionit mbi Krimin është incidenti i dytë që përfshin sistemet e FBI-së në muajt e fundit dhe është i fundit në një seri incidentesh kibernetike që kanë shqetësuar zyrtarët amerikanë gjatë javës së kaluar.
Agjencia nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.Baza e të dhënave e FBI-së përdoret nga agjencitë ligjzbatuese në të gjithë SHBA-në për të ruajtur dhe ndarë informacione mbi urdhër-arreste, të dhëna kriminale dhe kontrolle sigurie. Incidentet e dukshme kibernetike gjatë javës së kaluar përfshinin një ndërprerje globale që preku qindra miliona përdorues të Microsoft dhe një bllokim të trafikut ajror në të gjithë vendin që prishi më shumë se 18,000 fluturime.
Në shtator, një grup zhvatjeje dixhitale i njohur si “ShinyHunters” hyri në faqen e internetit të rekrutimit të FBI-së, duke kompromentuar informacione rreth punonjësve aktualë dhe të mëparshëm të FBI-së.

