Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëKatër të arrestuar për narkotikë, konfiskohen mbi 14 kg marihuanë

Katër të arrestuar për narkotikë, konfiskohen mbi 14 kg marihuanë

Katër persona janë arrestuar pas një aksioni policor në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikëkalimin Kufitar në Mutivodë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë operacionit të zhvilluar më 20 nëntor, njësitë relevante policore kanë konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe katër telefona mobilë, dy pistoleta, 62 fishekë, 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. 

Ndërkaq, në një rast tjetër në Prishtinë, sipas raportit 24 orësh, policia ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur 5.44 gramë marihuanë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. Megjithatë, meqë i dyshuari kishte urdhërarrest, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram