Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëMinistri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Ministri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, Ministri Andin Hoti u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Veteranëve, Tomo Medved, me të cilin diskutuan për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës, mbrojtjen e trashëgimisë historike, të drejtat e kategorive të luftës dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike.

“Kontributi i shqiptarëve në luftën për çlirimin e Kroacisë është një pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët dhe një lidhje e fortë miqësie ndërmjet dy popujve tanë. Vëmendje të veçantë iu kushtuam modelit kroat të memorializimit, përfshirë Qendrën Memoriale të Vukovarit, si një përvojë e vlefshme për Kosovën në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e historisë së luftës sonë çlirimtare. Me krenari kujtuam edhe heronjtë tanë, Xhelal Hajdën – Tonin dhe Selajdin Mullabazin – Micin, nga vendlindja ime, Rahoveci, të cilët kontribuuan në luftën për lirinë e Kroacisë dhe më pas ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. z. Medved e falënderova veçanërisht për respektin dhe nderimin që shteti kroat vazhdon të tregojë ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Diskutuam gjithashtu për çështjen e personave të zhdukur dhe u dakorduam për konkretizimin e bashkëpunimit në këtë fushë përmes një marrëveshjeje ndërmjet ministrive përkatëse të dy shteteve. Shkëmbyem pikëpamje edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët strategjik. E falënderova Ministrin Medved për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, si dhe e ftova për vizitë zyrtare në vendin tonë”, tha Hoti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram