Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëDyshohet për helmimin e qëllimshëm të qenve

Dyshohet për helmimin e qëllimshëm të qenve

Disa qen të ngordhur janë gjetur në pjesë të ndryshme të veriut të këtij rajoni. Qytetarët dyshojnë se kafshët janë helmuar qëllimisht, ndërsa kërkojnë zgjidhje institucionale për trajtimin e qenve endacakë. Njohësit e fushës paralajmërojnë se helmimi mund të paraqesë rrezik edhe për shëndetin e njerëzve.

Pamjet e siguruara nga RTK, ku shihen disa qen të ngordhur, të gjetur në pjesë të ndryshme të qytetit në veri të Mitrovicës.

Qytetarët pretendojnë se bëhet fjalë për helmim të qëllimshëm, ndërsa shprehin shqetësimin për mungesën e trajtimit dhe kujdesit institucional ndaj qenve endacakë.

“Është e dhimbshme që i helmojnë, por po aq e dhimbshme është edhe fakti që ata ndodhen në rrugë, në afërsi të shkollave, ku kalojnë çdo ditë fëmijët. Duhet të gjendet një zgjidhje për ta, duke u siguruar strehim”, tha një qytetare.

Nga njohës të fushës së mjekësisë theksojnë se helmimi, përveç rrezikut për kafshët, mund të paraqesë rrezik edhe për njerëzit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se lidhur me këtë situatë është hartuar një plan operativ ‘Mbrojtja e kafshëve’, i cili është aktualisht në fuqi. Sipas tyre, zbatimi i këtij plani po realizohet në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, me qëllim të trajtimit të kësaj çështjeje dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

Megjithatë, theksohet se menaxhimi i qenve endacakë duhet të trajtohet si çështje e përbashkët institucionale, duke ndërmarrë veprime parandaluese, operative dhe ligjore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram