Tuesday, November 24, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka-Pula në vizitën e parë në FSK, njihet me kapacitetet dhe sfidat...

Shiroka-Pula në vizitën e parë në FSK, njihet me kapacitetet dhe sfidat e Forcës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidentja, në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë vizitës, presidentja Shiroka Pula zhvilloi takim me komandantin e FSK-së, ku u njoh nga afër me zhvillimin e Forcës, misionin, strukturën organizative, kapacitetet njerëzore, pajisjet, armatimin, infrastrukturën, operacionet dhe sfidat e saj.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dhuroi presidentes Shiroka Pula uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi në cilësinë e saj si Komandante Supreme.

Presidentja zhvilloi gjithashtu takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilin diskutoi për investimet në modernizimin e FSK-së, përfundimin e procesit të tranzicionit dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të saj.

“Ajo vlerësoi rritjen e investimeve në mbrojtje dhe përparimin në zhvillimin e FSK-së, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve moderne, infrastrukturës, trajnimit cilësor dhe aftësive operacionale. Në takim u diskutua edhe për mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së, përfshirë kompensimin e punës jashtë orarit, shtesat për rrezikshmëri, sigurimin shëndetësor dhe zbatimin e të drejtave të tyre ligjore”, njofton Presidenca.

Në përmbyllje të vizitës, presidentja Shiroka Pula drekoi me pjesëtarë të FSK-së në kuzhinën e kazermës “Adem Jashari”, ku bashkëbisedoi me ushtarakët dhe ushtaraket për shërbimin, përvojat dhe sfidat e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram