Tuesday, November 24, 2026
HomeLajmeKosovëSveçla publikon pamjet e sekuestrimit të narkotikëve në Mitrovicë 

Sveçla publikon pamjet e sekuestrimit të narkotikëve në Mitrovicë 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga momenti i sekuestrimit të lëndëve narkotike nga aksioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.

Në këto pamje, shihen lëndët e fshehura në pjesën e sipërme të dyerve.

“Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Lufta kundër narkotikëve është mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tanë. Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë”, vazhdon ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram