KFOR-i ka bërë të ditur se përkushtimi i misionit të NATO-s ndaj Kosovës dhe kontributi i tij për stabilitetin e rajonit mbeten të palëkundura, pavarësisht përshtatjes graduale të pranisë së tij në përputhje me zhvillimet e sigurisë.
Kjo u bë e ditur pas takimit të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e misionit për të optimizuar praninë dhe kapacitetet e tij, duke marrë parasysh përmirësimin e situatës së sigurisë.
KFOR-i theksoi se çdo përshtatje e pranisë së tij do të jetë graduale, e bazuar në kushtet e sigurisë dhe e kthyeshme në rast se zhvillimet në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

