Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëLigji për të Huajt e Automjete, shefi i OSBE-së uron Kurtin e...

Ligji për të Huajt e Automjete, shefi i OSBE-së uron Kurtin e Sorensenin

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur pajtueshmërinë që Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete të zbatohet me disa masa shtesë.

Ai e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm në adresimin e një çështjeje praktike që, thotë se prekë jetën e qytetarëve.

“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve. Urime Kryeministrit Kurti, Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së Peter Sørensen dhe Ambasadorit Aivo Orav për lidershipin dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar ambasadori i OSBE-së në Kosovë.

Nga nesër, 15 mars  fillon zbatimi i plotë i këtyre dy ligjeve që Kurti i ka quajtur të rëndësishme për sigurinë si individuale ashtu edhe nacionale, por, siç tha,  edhe për menaxhim më efikas të migrimit si dhe qarkullimit në trafik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram