Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 12 dhe 13 mars 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin nga Italia për në Kosovë të dy të kërkuarve përmes INTERPOL-it, me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, të cilët ishin arrestuar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të policisë, më 12 mars 2026, është ekstraduar i kërkuari A.B., i cili ishte i kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ndërsa më 13 mars 2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., i cili ishte i kërkuar për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Të dy ekstradimet thuhet se u realizuan në përputhje me ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre italiane. “Pas ekstradimit, të dy të dyshuarit janë dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit dhe Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë.

