Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëPDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale dhe po cenon sovranitetin

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale dhe po cenon sovranitetin

Valmira Saraçi|RTKlivePas vendimit që dy ligjet ai për të Huajt e për Automjete të zbatohen me disa masa shtesë, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Ky subjekt opozitar këtë e ka quajtur kompromis përmes së cilit, sipas tyre, cenohet drejtpërdrejt sovraniteti i Republikës së Kosovës.

“Me vendimet e fundit, Kurti ka bërë dy lëshime të rënda: ka lejuar funksionimin e institucioneve ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe ka legjitimuar dokumentet që Serbia i lëshon kundërligjshëm për qytetarët e Kosovës. Me pranimin e tyre, ai i ka bërë strukturat ilegale të Serbisë hisedare në zbatimin e legjislacionit të shtetit të Kosovës”, thuhet  në reagimin e PDK-së.

Sipas Partisë Demokratike, këto vendime tregojnë se kryeministri Kurti ka zhvilluar negociata larg vëmendjes së opinionit publik. “Në mungesë të plotë transparence dhe në kohën kur po inskenohej kriza e radhës institucionale, me të cilat, siç thotë PDK-ja, ai dhe partia në pushtet po e dëmtojnë funksionalitetin e Republikës”.

Për vite me radhë, Sipas PDK-së, Kurti deklaronte se në Kosovë nuk ekzistojnë më struktura paralele të Serbisë, ndërkohë që me vendimet e tij, thotë ky subjekt polkitik opozitar, po e pranon publikisht ekzistencën e tyre dhe po krijon kushte për vazhdimin e funksionimit të tyre.

“Ironikisht, vetëm pak javë më parë në Davos ai deklaronte para botës se strukturat paralele nuk ekzistojnë më. Ndërsa tani, përmes kompromisit të tij politik, po u jep atyre një legjitimitet të ri. Këto lëshime janë vazhdim i logjikës së rrezikshme të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të pranuara nga Kurti pa transparencë dhe pa debat institucional, të cilat tashmë po prodhojnë pasoja konkrete në terren në dëm të interesit shtetëror të Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së.

Kjo parti thotë se ligjet e Kosovës duhet të zbatohen plotësisht dhe njësoj për të gjithë, ndërsa, sipas tyre, çdo strukturë ilegale që vepron jashtë sistemit shtetëror duhet të mbyllet.

“Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që të ndërpresë menjëherë politikat e dëmshme që po prodhojnë konfuzion institucional dhe po e fuqizojnë narrativën e Serbisë ndaj Kosovës”, përfunodn reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram