Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur me nderime ushtarake në Shqipëri nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it, Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”.

