Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëJashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur me nderime ushtarake në Shqipëri nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it, Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram