By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia
Rajon / Botë

Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia

Kosova Times
Last updated: 2023/04/16 at 3:25 PM
Kosova Times Published April 16, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve, anesteziologut nga Tetova, për shkak të xhirimit të një videoje nga Reparti i Gjinekologjisë në Spitalin Klinik në Tetovë, të cilën më pas e kishte publikuar në aplikacionin TikTok.

Prokuroria e Tetovës akuzon 43-vjeçarin (V.D) për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

Anesteziologu tani gjendet në burgun e Shutkës.

Ai ishte arrestuar të premten pas mesnate, disa orë pasi kishte publikuar videon në TikTok.

Denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”.

Spitali i Tetovës, gjithashtu, në procedurë urgjente ka vendosur për largimin e mjekut nga puna.

Vendimi i spitalit është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk flasim për suspendim, por flasim për largim nga marrëdhënia e punës. Ne inkurajojmë prokurorinë që këto raste të trajtohen deri në fund. Të gjitha parregullsitë nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Do të ketë kontrolle të rrepta sa i përket sektorit të shëndetësisë. Tash e tutje shëndetësia nuk do jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas vizitës në spitalin e Tetovës.

Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun, duke kërkuar nga institucionet masa përkatëse.

“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

Oda e Mjekëve thotë se nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara, të jenë barrë e të gjithë mjekëve, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe trajtojnë pacientët në baza ditore”.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, me kërkesat që të merren masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times April 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Artisti ukrainas i shndërron muret e Harkivit në ditar lufte

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Tërmet në Përmet të Shqipërisë
Axhenda ndërkombëtare
Autoritetet ukrainase ia hoqën akreditimin gazetarëve të CNN dhe Sky News për raportim nga Kherson i çliruar
Ismaili dhe presidenti i Bankës Botërore flasin për bashkëpunim strategjik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?