Friday, November 27, 2026
HomeLajmeKosovëFSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën...

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka hapur dyert për qytetarët, duke prezantuar armatimin, pajisjet ushtarake dhe kapacitetet e saj në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Forcës.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, qytetarë të shumtë, përfshirë edhe nxënës, kanë vizituar nga afër ekspozitën e pajisjeve dhe mjeteve ushtarake të FSK-së. Ata kanë pasur mundësi të njihen më për së afërmi me punën, angazhimin dhe aktivitetet e pjesëtarëve të kësaj force.

Aktiviteti “Dita e Hapur” është organizuar në të gjitha kazermat e FSK-së në vend, përkatësisht në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin dhe Prizren, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të njihen më nga afër me kapacitetet dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram