Friday, November 27, 2026
HomeLajmeKosovëVetura me targa serbe ndalohet në kufi, zbulohen 191 ujëmatës pa dokumentacion

Vetura me targa serbe ndalohet në kufi, zbulohen 191 ujëmatës pa dokumentacion

Një automjet me targa të Serbisë është ndaluar në brezin kufitar Kosovë-Serbi, pasi dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore. Gjatë kontrollit, në të janë gjetur 191 ujëmatës mekanikë, me vlerë mbi 9 mijë euro.

Aksioni është realizuar më 27 nëntor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën.

Sipas njoftimit, automjeti drejtohej nga një 38-vjeçar, me shtetësi të Kosovës dhe Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen e mallrave.

Në automjet janë gjetur 12 pako me gjithsej 191 ujëmatës mekanikë, të destinuar për matjen e konsumit të ujit të ftohtë. Vlera e tyre, sipas çmimeve të tregut, vlerësohet të jetë mbi 9 mijë euro, pa përfshirë detyrimet doganore të shmangura.

“Automjeti, së bashku me mallrat, është sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia dhe Dogana kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës përgjatë kufirit shtetëror.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram