By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK: Kuvendi ende nuk është i konstituuar, ftesa është e kotë
August 30, 2025
Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet
August 30, 2025
LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje
August 30, 2025
Krasniqi: 18 vite pa Triumf Rizën, drejtësia ende s’ka thënë fjalën e vet
August 30, 2025
Një 24-vjeçare mbetet e vrarë në një poligon në Prishtinë RTKlive
August 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Civilë të vrarë në Luhansk, teksa vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Civilë të vrarë në Luhansk, teksa vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje
Rajon / Botë

Civilë të vrarë në Luhansk, teksa vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 4:42 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

Forcat ruse kanë përdorur avionë për të kryer sulme të reja ndaj pozicioneve ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, tha ushtria ukrainase më 18 prill. Ky njoftim pasoi raportimet për bombardime në rajonin e Luhanskut, ku janë vrarë disa civilë dhe ka pasur dëme të mëdha në infrastrukturë, kanë thënë zyrtarët rajonalë.

Forcat ruse kanë përdorur aviacionin operacional-taktik dhe sulmues në përpjekje për të përparuar në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës në Donjeck, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka zmbrapsur mbi 70 sulme të armikut në Bahmut dhe Marjinka, që vazhdojnë të jenë epiqendra të armiqësive, tha ushtria ukrainase.

Beteja disamujore për Bahmutin është shndërruar në një prej betejave më të përgjakshme të pushtimit rus të Ukrainës, ku të dyja palët raportohet se kanë pësuar humbje të mëdha.

Në rajonin fqinj të Luhanskut, granatimet ruse kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur një tjetër në fshatin Novojehorivka, tha më 18 prill kreu i administratës ushtarake rajonale, Artem Lysohor.

Lysohor tha se në ditët e fundit, forcat ruse vazhdimisht kanë përdorur avionët për të bombarduar vendbanimet e çliruara në këtë zonë.

Edhe në rajonet jugore të Ukrainës, ditëve të fundit është vërejtur përdorim më i madh i avionëve nga Rusia, tha Natalya Humenyuk, kryetare e qendrës koordinuese mediale të Forcave Mbrojtëse Jugore të Ukrainës.

Humenyuk tha për televizionin ukrainas se dronët rusë dhe avionët kanë kryer sulme thellë në territorin ukrainas, përtej vijës së frontit në rajonin e Hersonit.

Ndërkaq, Kremlini tha përmes një deklarate më 18 prill se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar selitë ushtarake në rajonet e Hersonit dhe Luhanskut, që janë pjesërisht nën kontrollin rus.

“Komandanti suprem i forcave ushtarake të Federatës Ruse ka vizituar selitë e grupimeve ushtarake të Dnjepërit” në rajonin e Hersonit, u tha në deklaratë, pa specifikuar se kur ka ndodhur kjo vizitë.

Kremlini, po ashtu, ka publikuar pamje, që supozohet se shfaqin Putinin duke pranuar raportime nga komandantët ushtarakë në pjesët e kontrolluara nga Rusia në Herson, para se të udhëtonte me helikopterë në selitë e Gardës Kombëtare ruse në rajonin e Luhanskut.

You Might Also Like

Politikani ukrainas u qëllua për vdekje në një “atentat” të tmerrshëm në mes të ditës, ndërsa policia kërkon vrasësin e maskuar me biçikletë

Pse Putini e shpalli njeriun e tij armik

Shpërthime dhe zjarre tronditin uzinat ruse të naftës në Krasnodar dhe Samara

Udhëtimi i Vuçiçit në Kinë është nën pikëpyetje: A po e shtyn vizitën e tij apo është në një dilemë të rreme?

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Që nga fillimi i luftës, në Rusi janë djegur 90 zyra të regjistrimit ushtarak

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Agjenti i BIA-s dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh
Rama: 600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival”
Një furgon plot me emigrantë, duke ikur nga policia, është përplasur. Dy të vdekur, 25 të plagosur
Projekti i ri kombëtar i Rusisë përqendrohet në “pavdekshmërinë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?