Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeKosovëMagjia e dimrit mbërrin në Prishtinë: Bora e parë mbulon kryeqytetin

Magjia e dimrit mbërrin në Prishtinë: Bora e parë mbulon kryeqytetin

Sot, më 28 nëntor 2026, në Prishtinë kanë borë, duke bërë që rrugët dhe hapësirat e qytetit të marrin një pamje tjetër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të dielën, më 29 nëntor, pritet mot kryesisht i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 1 deri në 3 gradë.

IHMK bën të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë depërtim të masave të ftohta ajrore nga veriperëndimi, të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave në vend.

Instituti paralajmëron se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të pafavorshme, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve meteorologjike.

Po ashtu, rekomandohet veshje e përshtatshme dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram