By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Evropa nën kërcënimin e valës së të nxehtit ekstrem
July 25, 2025
15 të vrarë në konfliktin midis Kamboxhias dhe Tajlandës
July 25, 2025
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat deri në 42 gradë Celius
July 25, 2025
Sot përpjekja e 52-të për konstituivin e Kuvendit të Kosovës
July 25, 2025
Moti sot i nxehtë, temperaturat deri në 39°C
July 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lansohet në Kosovë programi i BERZh-it ‘Rinia në Biznes’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Lansohet në Kosovë programi i BERZh-it ‘Rinia në Biznes’
Lajme

Lansohet në Kosovë programi i BERZh-it ‘Rinia në Biznes’

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 1:50 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) po lancon programin e saj të ri për Ballkanin Perëndimor ‘Rinia në Biznes’ me një projekt në Kosovë, duke e bërë atë vendin e parë që përfiton nga kjo linjë kreditore e dedikuar për sipërmarrësit e rinj nën moshën 35 vjeç.

Kredia prej 4.5 milionë euro do t’i jepet Bankës për Biznes në Kosovë, e cila do t’u japë fonde kompanive lokale që janë në pronësi ose menaxhohen nga sipërmarrës të rinj dhe që me gjasë janë kompani të fazës së hershme ose mikro, si dhe biznese të gjeneratës së dytë.

Banka për Biznes tashmë ofron lloje të tjera të financave për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në bashkëpunim me BERZh.

Programi ‘Rinia në Biznes’ i BERZh për Ballkanin Perëndimor parashikon që t’u sigurojë gjithsej 100 milionë euro bankave lokale në gjashtë vendet e rajonit. Krahas financave, BERZH do të ofrojë shërbime këshillimore në formën e konsulentëve, e-mësim dhe trajnim, të gjitha me synimin për ta nxitur ndërmarrësinë e të rinjve dhe përfshirjen financiare në rajon.

Qeveria e Suedisë po e përkrahë programin me një grant prej 3.5 milionë euro për t’i ndihmuar bankat partnere vendase që t’i rrisin kapacitetet e tyre dhe të zhvillojnë produkte të reja financiare për sipërmarrësit e rinj, si dhe për të ndihmuar firmat e vogla të kualifikuara në forcimin e operacioneve të tyre dhe ngritjen e bizneseve të tyre në një nivel tjetër.

Huaja e BERZh-it do të plotësohet me një mbulim prej 450,000 € të rrezikut të humbjes së parë nga Fondi Special i Aksionarëve, fondi shumë-donatorësh i BERZh-it.

Huaja u nënshkrua në Prishtinë nga Mark Bowman, Zëvendës President i BERZh për Politika dhe Partneritete, i cila tha: “Kemi kënaqësinë që të punojmë edhe një herë me partnerin tonë të vjetër ‘Banka për Biznes’, këtë herë duke përkrahur ndërmarrësit e rinj dinamikë të Kosovës. Kosova duhet të krijojë më shumë mundësi në shtëpi për fuqinë e saj të re të arsimuar. Sigurimi i qasjes më të mirë në financa dhe këshillat për sipërmarrësit e rinj do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e talentit”.

Artan Sadiku, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ‘Banka për Biznes’, tha: “BPB është e privilegjuar që ka arritur një marrëveshje ekskluziviteti me BERZh për ta prezantuar Programin ‘Rinia në Biznes’ në Kosovë. Partneriteti ynë afatgjatë me BERZh ka rezultuar në një projekt tjetër, i cili këtë herë synon rritjen e ndërmarrësisë në Kosovë duke përkrahur pronarët e rinj të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Programi është në vijë me strategjinë e BPB, posaçërisht me përkushtimin tonë për të ofruar shërbime jofinanciare për sektorin e NMVM. Besojmë se qasja jonë e gjithmbarshme ndaj këtij sektori – pra, ofrimi i jo vetëm financimit, por edhe trajnimit dhe shërbimeve tjera jofinanciare – do të sigurojë marrëdhënie të gjatë dhe të besueshme me klientët tanë.”

Banka për Biznes është banka e shtatë më e madhe në Kosovë, e themeluar në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare komerciale, me fokus tek mikro-kompanitë dhe NVM-të. BERZh mban 10 për qind aksione në BPB.

BERZh deri më sot ka investuar më shumë se 625 milionë euro në Kosovë. Prioritetet strategjike të Bankës brenda vendit janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, përkrahjes për zhvillim konkurrues të sektorit privat dhe nxitja e integrimit rajonal.

Më parë, programi i Bankës ‘Rinia në Biznes’ u lansua në Afrikën e Veriut me paketë të dedikuar prej 140 milionë dollarë në Egjipt dhe paketë prej 100 milionë euro në Marok, duke kombinuar kreditimin dhe këshillimin.

You Might Also Like

Nënkryetarja Sela sqaron pozitën e saj në Autoritetin e Konkurrencës

Shoqata e Prodhuesve: Pezulloni menjëherë vendimin e ZRRE-së

Funksionimi i RTK-së rrezikohet për shkak të bllokadës institucionale

Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë

Dogana tejkalon 1 miliard euro të hyra, rritje prej 9.7%

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

FT: Politika e jashtme e Trump po shembet, ai nuk arriti ta bindë Putinin për një armëpushim

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Kampionët e Kosovës renditën të tretit në Ligën Ballkanike
Eyal Waldman, konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael
Rukiqi: Të pasakta dhe tendencioze të dhënat e Kurtit për progresin ekonomik
Abazoviq: Do të jemi shtylla kryesore e qeverisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?