Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëTheret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një rrahjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një përleshje fizike.

Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasoj njëri  prej të tyre ka pësuar lëndime trupore dyshohet me thikë, i cili është dërguar dhe hospitalizuar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram