Thursday, September 17, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Humbja e bashkëkombësve në Vjenë, dhimbje që na prek të gjithëve

Haxhiu: Humbja e bashkëkombësve në Vjenë, dhimbje që na prek të gjithëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është shprehur e tronditur pas lajmit për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Kryeparlamentarja u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa shtoi se humbja e jetëve të bashkëkombasve në vendin e punës është dhimbje që prek të gjithë.

“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë më tronditi thellë. Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid0TCjnomdsojTZZWvnFDTxxxa7AY8r69xbMCkRssrYvUbvHYs6oKkLLppHPfounbuJl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram